Lajme
Hoxha: Humbës doli Albin Kurti e jo Memli Krasniqi
Demokracia
21:12 | 30 Maj 2024

Share:

Analisti politik, Ylli Hoxha, deklaroi se edhe pse kryetari i PDK-së, në publik mund të shihet si humbës për shkak të dështimit për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, kjo nuk është e vërtete.

Ai në “Debat Plus”, tha se humbës mund të shihet më shumë Albin Kurti për shkak se ai ishte ideator i shkuarjes në zgjedhje.

“Ndonëse Memli duket si humbës publik, nuk e shoh si një humbës, Albin Kurti ka humb një betejë. Iniciativa për zgjedhje ka qenë e Kurtit. Memli ka qenë instrument që ka reagu politikish si duhet, ndaj një oferte të Qeverisë. Kur thotë Qeveria shkojmë në zgjedhje, pritet që partitë opozitare thonë po”, tha ai.

Ai tha se kjo ka shpërfaqur edhe disa probleme me grupin parlamentar të VV-së.

“Ndaj Kurtit janë shkaktu problem serioze me këtë hap. Është vërtetu që Kurti nuk i ka nën kontroll grupin parlamentar. Dy grupe që mund të jenë formë e përcaktimit elektoral, që mund të ketë kosto elektorale. Grupi I Vjosa Osmanit, është evidentu një qarje. Grupi I konservatorëve, që kanë bindje fetare”, tha ai.

Ai theksoi se në kuptimin afatgjatë VV-ja do dëmtohet më shumë se PDK-ja.

Të ngjashme