Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka njoftuar se sot ka takuar ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq.
Diplomati amerikan tregoi se i vlerëson përpjekjet e Rashiqit dhe të ekipit të tij për çështjen e kthimi të serbëve që duan të kthehen.
Sipas tij, çështja e kthimit “mbetet një prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerëve tanë”.
“Takim i mirë me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Rashiq. I vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit të tij për të përkrahur të gjithë ata që cilët duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për kthim në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta”, shkroi Hovenier në Twitter.