Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier tha se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë.
“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë ata që janë të përfshirë të tregojnë vetëpërmbajtje”.
Hovenier gjithashtu ka shkruar se dhuna nuk është asnjëherë mjet për të protestuar, derisa ka dënuar incidentet e djeshme në veri.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e mjeteve shpërthyese, si dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”, ka shkruar Hovenier në Twitter. /Demokracia.com/
The United States is concerned that conditions are not in place at this time for elections to be held later this month in northern Kosovo. The safety and security of all Kosovan citizens should be the highest priority. We look for all involved to exercise restraint. 2/2
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 7, 2022