Lajme
​Hovenier ripërsëritë kërkesat për depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri
Demokracia
15:50 | 01 Gusht 2023

Share:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur kërkesat për depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Ambasadori Hovenier pas pjesëmarrjes në dhënien e 250 kamerave të trupit donacion Policisë së Kosovës, foli edhe për rastin e televizionit Klan Kosova, ku tha se kjo çështje nuk është vetëm biznesore, por edhe për lirinë e mediave.

Ndryshe edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar që sa më parë të shpallen zgjedhjet e parakohshme në veri, derisa ka kërkuar gjithashtu edhe pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës në këto zgjedhje.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha ditë më parë se BE mbetet e shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës.

Të ngjashme