Lajme
Hovenier pritet nga Tërnava në shënim të Vitit të Ri Islamik
Demokracia
13:04 | 29 Korrik 2022

Share:

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka marrë pjesë në shënimin e Vitit të Ri Islamik pranë Xhamisë së Madhe në Prishtinë, i pritur nga Myftiu Naim Tërnava.

Hovenier ka thënë se ka qenë sot i nderuar për të shenuar Vitin e Ri Islamik bashkë me myftiun Tërnava ku edhe kanë diskutuar mënyrat se si cdo kosovarë të mund të adhurojë i lirë prej diskriminimit.

“Respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore është një ideal i dashur në çdo demokraci moderne multietnike. Sot, isha i nderuar të shënoja Vitin e Ri Islamik me Myftiun Ternava në Xhaminë e Madhe dhe të diskutoja mënyrat për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë pa diskriminim”, ka shkruar Hovenier.

Të ngjashme