Lajme
Hovenier pas takimit me Osmanin: Situata është thellësisht shqetësuese
Demokracia
11:32 | 29 Maj 2023

Share:

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, e ka përfunduar takimin me presidenten Vjosa Osmani.

Ai pas takimit ka thënë se situata është shumë shqetësuese.

Hovenier ka thënë se situata është thellësisht shqetësuese në veri dhe është me rëndësi që mos të bëhet hyrja me forcë në objektet e komunave në veri.

“Kisha takim me presidenten Osmani me kërkesë të saj për shkak të shqetësimeve që kemi ne për situatën në veri të vendit. Une kam ftuar kryetarët e komunave për takim. Reagimet tona janë shumë të qarta. Jemi të shqetësuar për situatën në veri. Kryetarët duhet t’i kryejnë detyrat e tyre, por jo të hyjnë me forcë në objektet komunale”, tha ambasadori amerikan pas takimit me Osmanin.

Ai ka thënë se është me rëndësi që të depërshkallëzohet situata.

Të ngjashme