Lajme
Hovenier në përvjetorin e ShBA-së: Jemi krenar për mbështetjen për popullin e Kosovës
Demokracia
23:18 | 02 Korrik 2024

Share:

Jeffrey Hovenier, ambasador i ShBA-së në Kosovë, ka mbajtur një fjalim në nderim të 4 Korrikut, ditës së themelimit të Amerikës.

Në 248 vjetorin e ShBA-së, Hovenier ka folur edhe për miqësinë mes Kosovës dhe vendit të tij.

Ai ka thënë se ndihen krenar për mbështjen amerikane për popullin e Kosovës.

“Sot ne festojmë 248 vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një shtet demokratik dhe i lirë, duke respektuar parimet e jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë, parime që kanë frymëzuar shumë vende të tjera, përfshirë Kosovën. Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë për popullin e Kosovës tash e një çerek shekulli, duke ndihmuar në ndërtimin e kombit tuaj sovran, të pavarur dhe multietnik. Faleminderit që festuat me ne, gëzuar Ditën e Pavarësisë”, tha mes të tjerash Hovenier.

Të ngjashme
Lajme • 04 Korrik 2024