Lajme
Hovenier në Bllacë: 23 vjet më parë shumë kosovarë u kthyen në shtëpi, NATO solli stabilitet
Demokracia
15:07 | 12 Qershor 2022

Share:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier po merr pjesë në në manifestimin qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, i cili organizohet me rastin e shënimit të 23-vjetorit të Ditës së Paqes.

Hovenier në  një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se është i nderuar me festimin e kësaj dite, ndërsa kujtoi se 23 vjet më parë NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin.

“I nderuar për të festuar sot Ditën e Paqes në kufirin e Maqedonisë së Veriut/Kosovës, përkrah zyrtarëve të Kosovës dhe anëtarëve të komunitetit diplomatik. 23 vjet më parë këtu, shumë kosovarë u kthyen në shtëpi. NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin”, ka shkruar Hovenier .

Kosova sot shënon 23-vjetorin e çlirimit. Ishte 12 qershori i vitit 1999 kur forcat e NATO-s nisën intervenimin ushtarak në Kosovë për t’i dhënë fund luftës.

Të ngjashme