Lajme
Hovenier ia përsërit Kurtit kërkesat amerikane: Të tërhiqet policia, kryetarët të punojnë nga vende alternative
Demokracia
16:32 | 01 Qershor 2023

Share:

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka treguar për pikat e diskutimit në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Hovenier tha se përsëriti qëndrimin e SHBA-ve dhe idenë se si të de-eskalojë situata në veri të Kosovës.

“E përsërita qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nevojën për një sërë hapash urgjente për të depërshkallëzuar situatën atje, dhe mënyra se si do të arrihej përshkallëzimi nuk është sekret dhe kjo është dakordimi që këta tre kryetarë duhet të punojnë nga vende alternative dhe të tërhiqen forcat policore të Kosovës”, tha Hovenier.

I njëjti shtoi se nuk do ta përdorte termin “sanksione” në rastin e Kosovës.

“Nuk dua ta përdor atë fjalë. S’e kam thënë kurrë. Kanë qenë disa pasoja por uroj që do ta tejkalojmë këtë situatë”.

Të ngjashme