Lajme
Hovenier e prezanton grupin muzikor “Beatmusic”, i përbërë nga etni të ndryshme
Demokracia
14:03 | 05 Prill 2023

Share:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, e ka prezantuar grupin muzikor “Beatmusic”.

Bendi përbëhet nga shtete të ndryshme: Amerika, Kosova, Serbia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Hovenier tha se është e qartë solidarizimi dhe partneriteti që mund të arrihet përmes muzikës.

“I lumtur t’ju uroj mirëseardhje në Kosovë”, tha Hovenier.

“Mos e humbisni këtë koncert”, tha ai.

Ky koncert pritet të mbahet më 7 prill në ora 20:00, në Pallatin e Rinisë./Klan Kosova/

Të ngjashme