Lajme
Hoveiner pas takimit për Asociacionin: Vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve
Demokracia
12:49 | 31 Janar 2023

Share:

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është deklaruar pas takimit konsultativ lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Hovenier, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’ ka falënderuar të gjitha palët pjesëmarrëse për opinionet dhe ekspertizën e tyre mbi asociacionin, shkruan Demokracia.com.

Hovenier tha se SHBA vazhdon të avokojë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizën e tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të Dialogut”, ka deklaruar Hovenier.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të partive opozitare, të institucioneve qëndrore, e të shoqërisë civile. /Demokracia.com/

Të ngjashme