Lajme
Hoti viziton Kryekishën Ortodokse Shqiptare në ShBA ku ka shërbyer shkrimtari Fan Noli
Demokracia
15:44 | 29 Nëntor 2022

Share:

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar Kryekishën Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilën kishte shërbyer Fan Noli.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoti u shpreh se nënshkrimin e tij në librin e vizitorëve, e cilëson si një akt respekti për figurën e Fan Nolit dhe intelektualët tjerë që kultivuan miqësinë me ShBA-në.

Poashtu, Hoti bëri nderime para varrit ku prehet shkrimtari, diplomati dhe historiani, Fan Stilian Noli.

“Pata kënaqësinë që vizitova Kryekishën Ortodokse Shqiptare në ShBA, në të cilën kishte shërbyer Fan Noli.
Nënshkrimi në librin e vizitorëve ishte një akt respekti për figurën e Fan Nolit dhe shumë intelektualëve shqiptarë që vendosën dhe kultivuan ndër vite miqësinë e shenjtë të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan.
Bëra nderime para vendit ku prehet shkrimtari, diplomati dhe historiani, Fan Stilian Noli.
Veprat e tij do të mbesin përherë ashtu si edhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Hoti.

Postimi i plotë:

 

Të ngjashme