Lajme
Hoti uron mësimdhënësit me rastin e 7 marsit
Demokracia
11:31 | 07 Mars 2021

Share:

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar të gjithë mësimdhënësit, me rastin e Ditës së Mësuesit.

Dita e Mësuesit shënohet sot më 7 mars, kur edhe u hap shkolla e parë shqipe në Korçë 134 vite më parë.

Ndërkaq kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, me rastin e kësaj dite i ka uruar të gjithë mësimdhënësit, përcjell Demokracia.com.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shpreh mirënjohje të veçantë për kontributin e mësimdhënësve, ndër vite për arsimimin e gjeneratave të shumta, në rrethana jo gjithmonë të favorshme.

“Të gjithë mësimdhënësve urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit!

Mirënjohje dhe falënderim për gjithë kontributin tuaj ndër vite, në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra, në kohë dhe rrethana jo gjithnjë te favorshme gjatë historisë tone”, ka shkruar Hoti.

Ai po ashtu shkroi se Qeveria në detyrë e Kosovës do të angazhohet në angazhimin për përkrahjen, në ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.

Postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Të gjithë mësimdhënësve urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit!

Mirënjohje dhe falënderim për gjithë kontributin tuaj ndër vite, në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra, në kohë dhe rrethana jo gjithnjë te favorshme gjatë historisë tonë.

Respekt i veçantë për mësimdhënësit që mbajtën gjallë entuziazmin dhe idealin për liri e pavarësi gjatë viteve të 90-ta.

Mirënjohje për mësimdhënësit në gjithë Kosovën për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues, kur vendi ynë sikurse e gjithë bota po vazhdon të përballet me pandeminë Covid-19.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës do të angazhohet dhe të vazhdojë përkrahjen për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.

Të gjithë mësimdhënësve ju përcjelli urimet më të përzemërta dhe konsideratën time më të lartë për punën dhe kontributin tuaj të çmuar!/Demokracia/

Të gjithë mësimdhënësve urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit!

Mirënjohje dhe falënderim për gjithë kontributin tuaj ndër…

Posted by Avdullah Hoti on Sunday, March 7, 2021

 

 

Të ngjashme