Lajme
Hoti thotë se vendimi i sotëm për pagat në sistemin e drejtësisë është joligjor
Demokracia
15:03 | 23 Nëntor 2022

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është joligjor.

Hoti ka thënë se në një kohë të tillë të krizës ekonomike, me inflacionin më të lartë në 30 vite, pagat duhet rritur, e assesi të ulen.

“Në kohë krize, me inflacionin më të lartë në 30 vite, pagat duhet të rriten e jo të ulen.  Pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken. Vendimi i sotëm i Qeverisë është joligjor.

Kjo çështje është shqyrtuar në shkurt 2020 kur është marrë vendimi për uljen e pagave vetëm për kabinetin qeveritar nga koalicioni i atëhershëm VV-LDK, e jo edhe për sistemin e drejtësisë. Këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor. Deri në miratimin e ligjit të pagave, duhet të rriten pagat së paku sa norma e inflacionit për arsim, shëndetësi, administratë, polici e FSK dhe sektorë të tjerë që janë me paga të ulëta”, ka shkruar Hoti.

Me këtë projektligj Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i kthejë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sikur para rritjes që ishte bërë me vendim të Qeverisë Haradinaj në vitin 2017.

 

Të ngjashme