Lajme
Hoti tha se do të ketë një kod, me të cilin do të rregullohen të gjitha skemat pensionale
Demokracia
11:59 | 01 Shkurt 2021

Share:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti është takuar  me përfaqësuesit e  Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, të udhëhequr nga Sylejman Meta.

Pensionistët shprehën pakënaqësi të shumta lidhur me gjendjen e tyre dhe kërkuan nga qeveria rritjen e pensioneve, shkruan Demokracia.com

Hoti tregoi se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka filluar punën në rishikimin e skemave sociale, një projekt i cili është dakorduar edhe me FMN-në, por për shkak se Qeveria është në detyrë dhe Kuvendi është i shpërbërë, duhet të pritet deri në krijim e Qeverisë së re, për të finalizuar këtë projekt.

Hoti më tutje tha se në bazë të këtij projekti Kosova do të ketë një kod me të cilin do të rregullohen të gjitha skemat pensionale./Demokracia.com

Të ngjashme