Lajme
Hoti: Të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe energjetike është naivitet
Demokracia
09:30 | 29 Mars 2023

Share:

Ish-kryeministri Avdullah Hoti i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit se deficiti buxhetor është zvogëluar në rekord historik.

Ai thotë se të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike është naivitet.

“Sikur të kishim rritje ekonomike 10%, ndoshta edhe do të kishte kuptim suficiti buxhetor. Por, në situatën kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro të investimeve kapitale, sigurisht se buxheti del në suficit”, shkruan Hoti.

Të ngjashme