Lajme
Hoti takohet me Ambasadorin Hovenier: Kosova e bekuar me miqësinë që ka me SHBA-në
Demokracia
15:46 | 06 Prill 2022

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas një takimi me Ambasadorin Hovenier, ka thënë se Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me SHBA-në.

përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se Kosova, me të drejtë, gjithmonë është mbështetur në miqësinë e saj me SHBA-të.

Postimi i plotë i tij:

Takim dhe bisedë shumë miqësore në Ambasadën Amerikane në Prishtinë me Ambasadorin Hovenier. Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me SHBA-në.

Kosova, me të drejtë, gjithmonë është mbështetur në miqësinë e saj me SHBA-të, që nga hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë më 1996.

Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës! /Demokracia.com/ 

Të ngjashme