Lajme
Hoti: Sot nderojmë Zahir Pajazitin dhe bashkëluftëtarët e tij
Demokracia
10:45 | 31 Janar 2021

Share:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, me rastin e përvjetorit të rënies së heroit Zahir Pajaziti, ka vendosur kurora lulesh te shtatorja e tij në Prishtinë.

Hoti ka vlerësuar lart veprën dhe sakrificën e Zahir Pajaziti për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe tha se nderojmë kontributin e tij dhe bashkëluftëtarëve të tij.

“Sot bashkë me anëtarë të kabinetit bëmë nderime tek shtatorja e Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Prej këtu do të vazhdojmë edhe në Orllan, në Podujevë. Është ditë e veçantë. Ne sot nderojmë kontributin e tij, bashkëluftëtarëve të tij dhe të gjithë atyre që kanë rënë për lirinë dhe pavarësi, të cilën e gëzojmë sot. Është bërë ritualë, e zakonshme që çdo vit ne të bëjmë nderimet ndaj tyre dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre në mbarë Kosovën”, theksoi Hoti, raporton KP.

Ndërsa, Sylë Vitia drejtor i Zyrës për kategoritë e dalë nga lufta tha se është obligim moral ndaj dëshmorëve dhe heronjve të kombit, përkujtimi për ta.

“Pa dyshim se sot është një ditë e veçantë, njëra ndër ditët më të veçanta të historisë së kombit shqiptar, dita e rënies së heroit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. Duke nderuar dhe respektuar heronjtë e kombit, nderojmë shtetësinë e Kosovës dhe të ardhmen e saj”, tha ai.

Me rastin e 24-vjetorit të rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të PDK-së, VV-së dhe ish-komandanti i UÇK në Llap Rrustem Mustafa me bashkëluftëtarë.

Të ngjashme