Lajme
Hoti: Rreth 1 miliard euro dëme nga bllokimi i projekteve kapitale nga Qeveria
Demokracia
10:34 | 07 Maj 2023

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë për bllokim të projekteve kapitale në të gjithë Kosovën, duke thënë se dëmet për qytetarët dhe nga vonesa në projekte, prekin shifrën 1 miliard euro.

Hoti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka përmendur autostradën për Gjilan, rrugën për Podujevë, për Mitrovicë, Gjakovë, Xërxë-Rahovec, si disa nga projektet kapitale të bllokuara nga ekzekutivi.

“Tanimë është e qartë se kjo qeveri nuk i ka prioritet këto projekte dhe nuk do t’i kryejë në mandatin e mbetur prej një viti e gjysmë. Kjo shihet edhe nga raporti i buxhetit për periudhën janar-mars 2023, ku pothuajse të gjitha projektet kapitale janë me shpenzime zero”, ka shkruar ai.

Të ngjashme