Lajme
Hoti: Roli i kreut të shtetit është minimizuar, nuk ka politikë të jashtme efektive
Demokracia
14:08 | 12 Prill 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po flitet për politikën e jashtme, kritikoi udhëheqësit shtetërorë.

“Është konkluzion që shumica pajtohemi që në vitin e parë të qeverisjes nuk kishte politikë të jashtme efektive, sepse atë nuk e bëjnë ambasadat e objektet e ambasadave, por kryeministri, presidentja e ministrat. Politika nuk bëhet me ligjërata, por duke ndjekur këshillat e partnerëve strategjikë”, u shpreh Hoti.

Hoti kujtoi se gjatë këtij viti, Kosova nuk pati asnjë njohje të re.

“Ka mjaftuar 1 vit i qeverisjes që ne të spostohemi. Ky degradim është i pritshëm kur roli i kreut të shtetit është minimizuar. Kjo gjendje është e pritshme, kur kryeministri më shumë ligjëron për raportet Rusi – Serbi, se për Kosovën. Gjatë këtij viti nuk ishte asnjë njohje, asnjë anëtarësim, por kishte gabime të institucioneve. Shkarkimet e jashtme, ishin plan i hakmarrjeve politike. Marrëdhëniet me SHBA-në nuk janë në nivelin që kanë qenë e duhet të jenë”, u shpreh tutje deputeti Hoti.

Deputeti i LDK-së, po ashtu pyeti qeveritarët se “pse nuk po aplikojnë për Interpol”.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Hoti tha se “është degraduar”.

Hoti tha se ka “varfëri të politikës së jashtme”.

“Nuk ka asnjë lobim për promovim diplomatik e ekonomik. Krerët e shtetit i japin përparësi diskursit partiak, kjo nuk ka ndodhur më parë”, shtoi Hoti.

 

Të ngjashme