Lajme
Hoti: Qeveria i shtetëzoi terminalet doganore, ndërsa shpenzimet do t’i paguajnë qytetarët
Demokracia
22:02 | 17 Nëntor 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, majtistët që ndodhen në krye të Qeverisë, i shtetëzuan terminalet doganore.

Hoti përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se shpenzimet e terminaleve doganore nuk i paguajnë bizneset, por qytetarët përmes taksave.

“Shihni buxhetin e Doganës së Kosovës për 2023 dhe dy vitet në vijim: 9.1 mil euro do të shpenzohen për renovim të terminaleve doganore. Këto janë taksa të qytetarëve”, është shprehur Hoti.

Sipas Hotit, me një vlerësim prej 400-500 mijë euro për ndërtimin e një çerdheje, kjo shumë do të mund të shkonte në ndërtimin e 20 çerdheve për fëmijë./demokracia.com

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Të ngjashme