Lajme
Hoti publikon pamje me Trumpin nga marrëveshja në SHBA: Me LDK’në Kosova thellon bashkëpunimin me Amerikën
Demokracia
13:16 | 19 Janar 2021

Share:

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar disa pamje nga marrëveshja e arritur në Ëashington më 4 shtator të vitit 2020, duke thënë se me LDK’në vendi thellon bashkëpunimin me Amerikën.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar pamje nga marrëveshja që u arrit në SHBA, më 4 shtator të vitit 2020, shkruan Demokracia.com

Në mbishkrim, Hoti ka thënë se me LDK-në, Kosova do ta thellojë bashkëpunimin me Amerikën.

“Me LDK-në, Republika e Kosovës thellon bashkëpunimin dhe kultivon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook./Demokracia.com

Të ngjashme