Lajme
Hoti: Pozita s’e voton rezolutën për Policinë sepse nuk do që opozita t’i marrë meritat
Demokracia
11:43 | 19 Tetor 2023

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, tha se Lëvizja Vetëvendosje, nuk dëshiron që të marrë pjesë e as të votojë rezolutën për fuqizimin e Policisë së Kosovës, sepse nuk dëshiron që opozita t’i marrë meritat.

“Seanca e sotme jep një pasqyrë jo të mirë për vendin, një seancë e thirrur nga opozita. Kjo nuk ka kuptim për ballafaqimin parlamentar. Nëse e shihni me kujdes, rezoluta e propozuar nga opozita është shumë parimore. Janë tri kërkesa shumë të arsyeshme dhe parimore të propozuara nga opozita. Por, ju nuk doni që opozita t’i marrë këto kredi – thënë në aspektin politik”.

Mazhoranca edhe herën e kaluar e ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme.

Të ngjashme