Lajme
Hoti për marrëveshjen me Izraelin: Kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën
Demokracia
16:00 | 01 Shkurt 2021

Share:

Kosova dhe Izraeli kanë zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike gjatë së hënës përmes një ceremonie virtuale.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, e ka quajtur historike vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izarelit.

Pak minuta pasi u konkretizuar njohja e Kosovës nga Izraeli, Hoti tha se me njohjen e sotme Kosova theu bllokadën e njohjeve për vendin.

Ai theksoi po ashtu se tashmë pritet edhe konsolidimi në arenën ndërkombëtare.

“Me marrëveshjen e sotme kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën. Me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, shteti i Kosovës konsolidohet në arenën ndërkombëtare. Konkretizimi që u bë sot tregon qartë për rëndësinë që ka marrëveshja e 4 Shtatorit dhe i shuan të gjithë zërat kritik”, u shpreh Hoti, raporton Demokracia.com.

Fjalë të mira për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin shprehu edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Pavarësisht se e quajti historike njohjen nga Izraeli, Hoti nuk dha detaje se kur pritet të vendoset ambasada e Kosovës në Jerusalem. /Demokracia.com/

Lexo edhe: 

Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë marrëdhëniet diplomatike

Të ngjashme