Lajme
Hoti për 21-vjetorin e sulmit terrorist: Zoti i bekoftë viktimat dhe familjarët e tyre
Demokracia
11:15 | 11 Shtator 2022

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka përkujtuar sulmin e 11 shtatorit 2001 në ShBA.

Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se 11 shtatori është dita që i ka kujtuar botës se duhet mobilizuar kundër të ligës.

“11 shtatori është dita që na ka prekur të gjithëve thellë në zemrat tona, ditë që i ka kujtuar botës se duhet mobilizim kundër të ligës për të mbrojtur vlerat demokratike”, ka shkruar Hoti.

Ai tha se Kosova dhe populli i saj do të mbeten gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit të saj.

“Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj. Zoti i bekoftë viktimat dhe familjarët e tyre!”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë:

11 shtatori është dita që na ka prekur të gjithëve thellë në zemrat tona, ditë që i ka kujtuar botës se duhet mobilizim kundër të ligës për të mbrojtur vlerat demokratike.

Republika e Kosovës dhe populli i saj do të mbeten gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit të saj.

Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj!

Zoti i bekoftë viktimat dhe familjarët e tyre!

Të ngjashme