Lajme
Hoti pas letrës së Bidenit drejtuar Vuçiqit: Kur i ke miqtë e fortë, vera te dera
Demokracia
12:37 | 07 Shkurt 2021

Share:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka reaguar pas letrës që presidenti amerikan, Joe Biden, i ka dërguar homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, ku i kërkoi edhe njohjen e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka marrë një letër nga presidenti amerikan, Joe Biden, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Përveç urimit, Biden në këtë letër i kishte kërkuar edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan Demorkacia.com.

Lexo edhe:

Biden i uron Serbisë Ditën e shtetësisë, ia përmend njohjen e Kosovës

E pas kësaj letre, ka reaguar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, duke e falënderuar presidentin, Joe Biden.

Këtë Hoti e ka bërë përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:

Kur i ke miqtë e fortë … vera te dera.

Ju kam paralajmëruar!

Faleminderit President Biden!

?? . /Demorkacia.com/

Kur i ke miqtë e fortë … vera te dera.
Ju kam paralajmëruar!

Faleminderit President Biden!
??

Posted by Avdullah Hoti on E Diele, 7 Shkurt 2021

Të ngjashme