Lajme
Hoti nga Istogu: Vitin 2021 do ta përmbyllim me liberalizim të vizave
Demokracia
14:28 | 04 Shkurt 2021

Share:

Kanditati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti mbajti aktivitet zgjedhor në Istog.

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti u pritë nga kryetari i kësaj Komune, Haki Rugovës dhe nga qytetarët në Kompleksin ‘’Ibrahim Rugova’’.

Hoti ka përmendur sukseset e LDK-së për gjashtë muaj qeverisje që kanë dëshmuar që dinë të menaxhojnë dhe rimëkëmbin ekonominë e vendit.

Kanditati për kryeministër, Avdullah Hoti ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në Istog për zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilëve u ka premtuar reforma në arsim dhe shëndetësi, ku do të sjell sistemin e moderuar në këto fusha.

Hoti gjithashtu ka thënë se viti 2021 do të përmbyllet me liberalizim të vizave, përcjell Demokracia.com

Hoti si sukses të qeverisjes së tij e përmend edhe marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, njohjen nga Izraeli e vendimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës me ushtrinë amerikane duke shtuar këtu ndihmën për bizneset dhe qytetarët e goditur nga pandemia që sipas tij sollë një situatë më të mirë ekonomike se që ishte gjatë janarit të vitin të kaluar.

Kandidati për kryeminstër, Avdullah Hoti e përmbylli aktivitetin zgjedhor në Istog duke u bërë thirrje të gjithëve për respektim të masave anti-COVID, gjatë fushatës zgjdhore./Demokracia.com

Të ngjashme