Lajme
Hoti: Nëse Serbia s’jep informacione të klasifikuara për të zhdukurit, BE-ja duhet ta sanksionojë
Demokracia
11:29 | 21 Mars 2023

Share:

Kryetar i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti, ka bërë me dije se vetëm pas presionit të madh Serbia ka pranuar që në aneks të Planit të BE-së të futet çështja e të pagjeturve.

Ai ka thënë se Serbia ka rezistuar për ta shmangur këtë çështje nga marrëveshja.

“Bëhet fjalë për deklaratën e personave të zhdukur, në të cilën kemi punuar në Bruksel, dhe të cilën Serbia ka refuzuar në vazhdimësi ta pranoj që më shumë së 1 vit. Në fakt kërkesat e Kosovës kanë qenë të shumta sa i përket çështjes së personave të zhdukur, duke i përfshirë edhe afatet kohore që brenda 12 muajve të marrë epilog zgjidhja e fatit të personave të zhdukur, ballafaqimin më të kaluarën dhe të tjera, por që fatkeqësisht disa herë kemi hasur në rezistencë të madhe në këtë pikë”, ka deklaruar ai.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Hoti është shprehur optimist se më në fund do të lëvizet drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve.

Hoti ka treguar se deklarata që pritet të miratohet e obligon Serbinë që të jep informacioneve të klasifikuara për këtë çështje.

Ai ka vlerësuar se nëse shteti serb nuk e bën një gjë të tillë, Bashkimi Evropa si garantues i marrëveshjes duhet ta dënojë rëndë Serbinë.

Të ngjashme