Lajme
Hoti: Në vend që të promovojë rrugë të reja, VV i kthehet propagandës së mashtrimit
Demokracia
17:21 | 03 Tetor 2022

Share:

Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqqeverisje.

Sipas tij, në vend se qeveria të promovojë rrugë të reja, ajo po i kthehet propagandës së mashtrimit.

Përmes një postimi në Facebook të hënën, Hoti ka reaguar pas një videoje të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ka fajësuar ish-qeveritë për dështim dhe shkatërrim të shtetit.

“Pas një viti e gjysmë në qeverisje, në vend që partia në pushtet të promovoj rrugë të reja, shkolla e spitale të reja, njohje të reja për shtetin e Kosovës, stadiume sipas standardeve të FIFA-s, furnizim me ujë për fshatrat që ende nuk kanë ujë, investime në sisteme të ujitjes në bujqësi, ajo parti i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë dhe fajësimit të qeverive të mëparshme për mungesën e rezultateve të veta”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Të ngjashme