Lajme
Hoti – Muratit: Mos kështu me këtë gjuhë, je bë shumë agresiv
Demokracia
11:21 | 26 Maj 2022

Share:

Ish-ministri i Financave nga LDK, Avdullah Hoti iu është drejtuar sot në Kuvend ministrit Hekuran Murati duke e kritikuar atë për qasje. Duke folur për kredi e për çështje sociale, Hoti i tha Muratit se është bërë shumë agresiv.

Hoti i ka kujtuar Muratit kohën kur bashkëpunonin e që nuk kishte këto sjellje.

‘’Hera e parë që një ministër i Kosovës ia sjell Kuvendit marrjen e një kredie për mjete sociale. Kam përshtypje se mungesa e rezultateve të ka bë ministër shumë agresiv, nuk ke qenë kështu. Ke qenë bashkëpunëtor i imi, mos me këtë gjuhë të komunikimit’’, ka thënë Hoti.

Menjëherë ia ktheu Murati, duke i thënë se e ka gabim për kredinë.

‘’Kur thoni që s’ka pasë asnjëherë më duhet të them që është e pavërtetë. Më 2020 është sjellur një marrëveshje e tillë nën qeverinë tuaj. Ka pasë dhe ne e kemi votu’’, ka deklaruar ministri.

Të ngjashme