Lajme
Hoti mesazh kundërshtarëve: Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen
Demokracia
19:18 | 17 Janar 2021

Share:

As kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, nuk ka pushuar këtë të diel.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdon qeverisjen.

Ky është postimi i kandidatit të LDK-së për kryeministër, Avdullah Hotit:

Shifra dhe fakte:

■ Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”).

■ Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt.

■ Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra.

Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen.

Të ngjashme