Lajme
Hoti merr pjesë në një tryezë diskutimi në Washington
Demokracia
11:08 | 16 Shtator 2022

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në një tryezë diskutimi në Këshillin Atlantik në Washington.

Ai bëri të ditur se në këtë tryezë u diskutua për zhvillimin e pavarësisë energjetike e infrastrukturore, sigurinë kibernetike.

“Në tryezën e diskutuar nga Këshilli Atlantik lidhur me koordinimin që duhet të kemi si vende mike, që ndajmë të njëjtat vlera lidhur me: (1) zhvillimin e pavarësisë energjetike dhe infrastrukturore, (2) në sigurinë kibernetike të vendeve tona duke instaluar teknologji të sigurt që buron nga vendet perëndimore, (3) për funksionalizimin e Iniciativës së Tri Deteve (Adriatik, Baltik dhe i Zi), dhe (4) në veçanti biseduam për urgjencën e transformimit ushtarak të vendeve të Ballkanit për t’u përballur me rreziqet e mundshme që vijnë nga vende jodemokratike”, shkroi Hoti.

Të ngjashme