Lajme
Hoti: Me rezervat shtetërore është bërë pazar nga persona privat
Demokracia
19:14 | 18 Gusht 2023

Share:

Deputeti i LDK-së, Abdullah Hoti, thotë se ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë.

Hoti, ka reaguar ndaj asaj çka tha ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për shtyp pak ma herët, njofton Klankosova.tv.

“Me rezervat shtetërore është bërë pazar nga persona privat (sipas deklarimit në media)”, ka shkruar Hoti.

“Ndërkaq, Ministrja sot e ka hallin se zyrtarët policorë, të cilët sot i kanë konfiskuar materialet nga Ministria, nuk kanë certifikatë të sigurisë për qasje në dokumentacion për rezervat shtetërore”.

“Ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë”.

Të ngjashme