Lajme
Hoti me kritika të ashpra për Kurtin dhe Osmanin: Si s`e kuptuan gropën ku kanë rënë me Marrëveshjen e Ohrit?
Demokracia
15:36 | 23 Janar 2024

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar kërkesën e kryeministrit Albin Kurti ndaj BE-së për të shkëputur procesin e dialogut me Serbinë nga procesi i integrimit të Kosovës në BE-së.

Ai ka thënë se është e kuptueshme injorimi që BE-ja ia ka bërë kërkesës së Kurtit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti është shprehur i habitur se si delegacioni i Kosovës nuk e ka kuptuar gropën ku kanë rënë me Marrëveshjen e Ohrit.

“Tani kur është bërë dëmi, kur Kosova po vuan nga sanksionet e Bashkimit Evropian që kanë bllokuar rreth 300 milionë për projekte të ndryshme, në Shkup, Kryeministri kërkon që të shkëputet procesi i integrimit evropian i Kosovës nga Marrëveshja e Ohrit. Gjithë ai aparat qeveritar, me gjithë ata këshilltarë, e me Presidenten juristen, si nuk e kanë kuptuar gropën ku kanë rënë me pranimin e Marrëveshjes së Ohrit? Është e kuptueshme tani injorimi që iu bënë BE-ja kur kërkojnë të shkëputet procesi i integrimit evropian të Kosovës nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme