Lajme
Hoti: Mashtrimit i erdhi fundi, Kusari-Lila në emër të Kurtit ka negociuar me Radoiçiqin
Demokracia
18:13 | 10 Korrik 2023

Share:

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi gazeta Nacionale ka publikuar përgjimin e Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ku bisedohej për koordinimin e saj me kriminelin, Milan Radoiçiq.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Hoti e ka ndërlidhur krizën e raporteve me ShBA dhe BE me përgjimin në fjalë.

“ Sipas asaj që u raportua në media rezulton se përçmimi i Kurtit ndaj aleatëve të Kosovës (me shprehjet: ‘Shtëpia e Verdhë’, ‘Amelika’, ‘Sekretari i Shtetit naiv’, ‘BE-ja tigër prej letre’ e marrëzi të tjera) dhe lavdet për Oliver Ivanoviqin nuk kanë qenë reagime të momentit. Ato reagime duket se kanë qenë të koordinuara”, ka shkruar ai.

Tutje, Hoti ka thënë se zonja Kusari-Lila në emër të kryeministrit Kurti ka negociuar me Milan Radijoçiqin, i futur në listën e zezë nga ShBA.

“Zonja që shërben si ndërmjetësuese mes Kurtit dhe Radojqiqit shihet se e kryen punën me zell. Kjo zonja ndërmjetësuese, në emër të Kurtit, ka negocuar me atë që është në listë të zezë nga SHBA për shtrirjen e institucioneve të Kosovës në veri, për normalizimin lidhur me furnizimin dhe pagesën e energjisë e çështje të tjera”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme