Lajme
Hoti: Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë përfundimtare dhe me njohje reciproke
Demokracia
12:00 | 07 Shkurt 2023

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti se e pranon planin franko-gjerman.

Ai ka treguar pesë kushtet të cilat duhet të këtë marrëveshja me Serbinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë përfundimtare, ligjërisht e obligueshme, me granci ndërkombëtare, për normalizim të marrëdhënieve dhe duhet të këtë njohjen reciproke.

Postimi i plotë:

Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë:

1. PËRFUNDIMTARE – e jo e ndërmjetme, sepse ndryshe mbetet problem i hapur për të ardhmen dhe kjo e rrit pasigurinë politike në gjithë rajonin;

2. LIGJËRISHT E OBLIGUESHME – që ratifikohet në Kuvendet e të dyja vendeve;

3. ME GARANCI NDËRKOMBËTARE – ku BE dhe ShBA marrin përsipër obligime të caktuara që burojnë nga marrëveshja, në veçanti lidhur me integrimin euro-atlantik të Kosovës;

4. PËR NORMALIZIM TË MARRËDHËNIEVE – ku adresohen të gjitha çështjet mes dy vendeve bazuar në standardet evropiane të fqinjësisë së mirë; dhe

5. PËR NJOHJE RECIPROKE.

Të ngjashme