Lajme
Hoti: Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale për Kosovën
Demokracia
22:40 | 29 Janar 2023

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë Kurti për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se duhet të angazhohemi të gjithë për të mirëmbajtur miqësinë tonë të përhershme me ShBA-në, që është mbështetësi kryesor i Kosovës.

Postimi i plotë:

Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë të rëndësisë ekzistenciale — për ne, jo për ShBA-në. Prandaj duhet të angazhohemi të gjithë për të mirëmbajtur miqësinë tonë të përhershmë me ShBA-në, që është mbështetësi kryesor i Kosovës.

Për më tepër, ne ndajmë vlerat e përbashkëta si:

(1) përkushtimi për të mbrojtur liritë individuale dhe kolektive,

(2) mbrojtja dhe avancimi i demokracisë,

(3) shtypi i lirë dhe shoqëria civile dinamike që e mbikëqyrin pushtetin,

(4) ndarja e qartë e pushtetit ekzekutiv e legjislativ nga gjyqësori, si dhe

(5) ekonomia e lirë të tregut dhe konkurrenca si bazë për zhvillim dhe mirëqenie individuale e kolektive. 🇽🇰🤝🇺🇲. /Demokracia.com/

Të ngjashme