Lajme
Hoti: LDK-ja nuk e voton Vjosa Osmanin për presidente
Demokracia
14:17 | 18 Mars 2021

Share:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do ta votojë presidentin.

Hoti në një deklaratë për media tha se LDK është parti opozitare dhe se i takon shumicës që ta zgjedhë presidentin, raporton Demokracia.com.

“Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha Hoti.

Nga ana tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së sotme, pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka thënë se ende nuk kanë marrë vendim për qëndrimin e tyre gjatë votimit të Osmanit./Demokracia.com/

Të ngjashme