Lajme
Hoti: Kuvendi i Kosovës duhet sa më parë ta shqyrtojë projektligjin për Trustin
Demokracia
15:26 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Kuvendi “sa më parë” duhet ta shqyrtojë projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Ai shtoi se kjo nuk është zgjidhja e duhur për tejkalimin e krizës ekonomike nga inflacioni “por është zgjidhja e vetme që ka mbetur në dispozicion të qytetarëve për të përballuar më lehtë krizën”.

Hoti tha se Qeveria ka pasur dy mundësi për t’u dalë në ndihmë qytetarëve: “Përmes rritjes së pagave së paku sa është norma e inflacionit dhe rritjes së pagës minimale në sektorin privat ose përmes uljes së TVSH-së nga 18% në 8% dhe heqjes së përkohshme të akcizës”.

“Të dyja këto masa kanë qenë plotësisht të realizueshme, sepse të hyrat buxhetore janë rritur me mbi 20% për shkak të rritjes së çmimeve. Në vend që mjetet buxhetore të shpenzohen duke i rritur pagat dhe duke i realizuar projektet kapitale, sot në buxhetin e shtetit janë grumbulluar rreth 700 milionë euro që po i zhvlerëson inflacioni”, ka shkruar.

Postimi i plotë:

Të ngjashme