Lajme
Hoti-Kurtit: Vendimet e mia s’ka kush i konteston
Demokracia
11:46 | 05 Shkurt 2021

Share:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, gjatë vizitës që pati tek “Bardha Akademi” ka folur edhe për deklaratën e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë aktuale, pas ardhjes në krye të ekzekutivit.

Hoti ka thënë se tha se vendimet e tij nuk mund të i’a kontestoj askush, pasi ato janë të pakontestueshme.

“Vendimet që i kam marrë unë s’ka kush që i konteston. Ato janë vendime të rëndësisë shtetërore, imagjino nëse do të konstatohet marrëveshja e Washingtonit ose vendimet që i kam marrë për të vendosur rend dhe ligj…Të gjitha këto janë parulla për fushatë pa asnjë përmbajtje”, tha Hoti gjatë vizitës që pati tek “Bardha Akademi”.

Sipas tij, Kurti nuk do të mund të vijë në pushtet asnjëherë, e as të rishikojë vendimet.

“E para është veç fiksim i tij, nuk ka m’i ardhë shansi asnjëherë atij për të marrë pushtetin. Ne njëherë ja kemi dhënë pushtetin për 52 ditë dhe dy herë e ka shkelë Kushtetutën. Më nuk do t’ia japin qytetarët mundësinë për të ardhur në pushtet”, tha Hoti/Demokracia.com

Të ngjashme