Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë raportin e Bankës Botërore, në të cilin tregohet për progresin ekonomik dhe shkallën e varfërisë. Por, me këtë raport, Kurti është përpjekur ta manipulojë publikun, duke propaganduar në të mirë të qeverisjes së tij, përkundër që raporti flet për 10 vitet e fundit, shkruan Demokracia.com.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Kurti ka përmendur edhe rritjen e të ardhurave për kokë banori, që sipas Bankës Botërore, janë rritur përgjysmë më shumë.
Sipas këtij raporti të Bankës Botërore, Kosova ka pasur zhvillim ekonomik në 10 vitet e fundit.
Duke treguar kështu që rritja ekonomike nuk ka ndodhur gjatë qeverisjes së Kurtit.
“Lavdërime të mëdha për Kosovën nga Banka Botërore këtë javë. Sipas këtij institucioni, krahasuar me 10 vjet më parë Kosova ka rritur të ardhurat për kokë banori për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%, “duke tejkaluar vendet me të ardhura të ngjashme për kokë banori””, ka shkruar Kurti.
High praise for Kosova from the @WorldBank this week. According to the institution, compared to 10 years ago Kosova has increased per capita income by 50% & lowered the poverty rate by 35%, "outperforming peer countries of similar per-capita income." https://t.co/sPkRslRlFw
— Albin Kurti (@albinkurti) May 14, 2023
Në mënyrë indirekte, Kurtin e ka demantuar edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka përkthyer saktë raportin, duke i hedhur poshtë pretendimet manipulative të Kurtit.
Postimi i plotë i Hotit:
Banka Botërore po thotë se: “Kosova ka përjetuar progres të qëndrueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit, me një rritje prej afro 50 përqind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 përqind të shkallës së varfërisë”. Këtë të vërtetë tani po e pranojnë majtistët në pushtet.
Pra, pavarësisht sfidave, Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara” e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit.
Mashtrimet e opinionit po marrin fund. E vërteta mbizotëron gjithmonë.