Lajme
Hoti kundërshton Fondin Sovran: Vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste
Demokracia
20:53 | 08 Maj 2023

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Projektligjin për themelimin e Fondit Sovran që ka paraqitur qeveria Kurti, duke e konsideruar atë si hap konkret drejt vendosjes së ekonomisë së komanduar, një sistem që, siç theksoi ai, ka dështuar në të gjitha vendet ku ka qenë zbatuar.

Hoti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste.

“Projekligji per themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar. Më në fund, këta majtistë po e marrin guximin të tregojnë se për çfarë sistemi ekonomik janë — këta janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi”, ka shkruar Hoti.

Postim i plotë:

Projekligji per themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar.

Më në fund, këta majtistë po e marrin guximin të tregojnë se për çfarë sistemi ekonomik janë — këta janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi.

Vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste:

– ulja e pagave,

– ligji për çmimet maksimale,

– vendimi për caktimin e marzhave të fitimit,

– tendenca për shtetëzim të Odës Ekonomike,

– marrja e të hyrave vetanake të komunave e kështu me radhë.

Të gjitha këto janë veprime që e karakterizojnë sistemin komunist.

Të ngjashme