Lajme
Hoti kritikon politikat fiskale të VV-së: Ai me rrogë 300 euro do të paguajë tatim në pagë si ai që merr 1 mijë euro
Demokracia
17:34 | 26 Prill 2022

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar projektligjin që u miratua sot në Komisionin për Buxhet të Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook,  Hoti tha se ky projektligj “reflekton varfërinë e vizionit të kësaj qeverie”.

Hoti ka publikuar një grafikon, derisa tregon se ai që merr rrogë 300 euro do të paguajë tatim në pagë 6.8 euro, njëjtë si ai që merr 1 mijë euro rrogë.

Postimi i plotë:

Politikat fiskale, që sot u diskutuan në Komisionin për Buxhet të Kuvendit, reflektojnë varfërinë e vizionit të kësaj qeverie të majtë në adresimin e krizës sociale dhe ekonomike nëpër të cilën po kalojmë.

Projektligji që sot u miratuan në Komisionin për Buxhet të Kuvendit e ul tatimin në paga për vetëm 6.8 euro në muaj, si për ata që e kanë pagën 300 euro, ashtu edhe për ata që e kanë pagën 1,000 euro. Kjo është e gjitha. Shihni tabelën në vijim.

Me politika të tilla fiskale nuk arrihet asgjë dhe nuk ruhet standardi i jetës të atyre me të ardhura të ulëta.

Politikat e duhura në këtë kohë krize do të duhej të përfshinin e ndryshimin e plotë të ligjeve të pakos fiskale, përfshirë uljen më tutje të TVSH-së për produktet e shportës së konsumit familjar, indeksimin e pensioneve dhe skemave sociale sipas inflacionit, rishikimin e përkohshëm të akcizave në derivate, mirëmbajtjen e çmimit të energjisë elektrike dhe masa të tjera të ngjashme. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme