Lajme
Hoti: Kosova kurrë s’ka qenë më keq
Demokracia
15:10 | 25 Korrik 2023

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, konsideron se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më keq në shumë drejtime.

Hoti përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka përmendur politikën e brendshme e të jashtme, sanksionet e vendosura, kontrata njëburimore për projekte kapitale, investimet kapitale.

“Kosova kurrë nuk ka qenë më keq në politikën e brendshme e të jashtme. Kurrë nuk ka pasur sanksione dhe kurrë nuk i ka pasur të cenuara raportet me aleatët. Kurrë nuk ka pasur më shumë kontrata njëburimore për projekte kapitale. Kurrë nuk ka qenë më keq gjendja me investime kapitale në rrugë e në projekte të tjera”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka kritikuar edhe bashkëpunimin e Qeverise më komunat, sindikatat e shoqërisë civile dhe raportin e ekzekutivit me mediat.

Të ngjashme