Lajme
Hoti i shkruan QUINT-it dhe të BE-së, kërkon reagimin e tyre ndaj deklaratave të Vuçiqit
Demokracia
14:51 | 29 Janar 2021

Share:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka kërkuar reagim nga shtetet e QUINT-it dhe BE-së pas deklaratave që ka dhënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i ka dërguar një letër ambasadorëve të vendeve anëtare të QUINT-it (SHBA, Gjermani, Britani e Madhi, Itali dhe Francë), dhe ambasadorit të BE-së në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar reagimin e tyre, pas deklaratave nxitëse të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, si dhe presionit dhe kërcënimeve të Listës Serbe ndaj pakicave jo serbe në Kosovë, raporton Demokracia.com.

“Këto deklarata si dhe presioni e frikësimi i pakicave jo-serbe, kanë për qëllim të ndërhyjnë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës dhe të prishin proceset demokratike në vendin tonë. Këto sjellje janë të pa pranueshme. Ne kërkojmë nga ju që të merrni të gjitha masat e nevojshme ndaj kësaj qasje të rrezikshme dhe ta bëni të qartë se ndërhyrja në proceset politike në Kosovë nuk mund të kalojë pa pasoja, për ata që janë të përfshirë’’, ka shkruar Hoti në letrën e tij.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie të Kryeministrisë, Hoti po ashtu ka shprehur përkushtimin institucional të Kosovës për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke mundësuar pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, si garantuesin më të mirë për shprehjen e vullnetit të lirë të njerëzve dhe krijimin e institucioneve demokratike. /Demorkacia.com/

Të ngjashme