Lajme
Hoti i reagon Qeverisë për targat: Ose e zbaton ligjin, ose e ndëgjon kërkesën e ShBA-së
Demokracia
18:54 | 17 Nëntor 2022

Share:

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar rreth dërgimit të 20 modeliteteve në Bruksel për qështjen e targave.

Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se si mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit.

Sipas Hotit, qeveria ose e zbaton ligjin, ose e ndegjon kërkesën e ShBA-së.

“TARGAT: Tani deklarojnë nga qeveria se kanë dërguar në Bruksel 20 modalitete se si mund te veprohet.
Po si mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit?!
Ose e zbaton ligjin, ose e ndegjon kërkesën e ShBA-së dhe e shtynë zbatimin e punon për marrëveshjen finale sipas këshillave të miqve. Rrugë të mesme nuk ka. Përrallat me qortime nuk janë zbatim i ligjit”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Të ngjashme