Lajme
Hoti i reagon Qeverisë: Inflacioni nuk luftohet me ligje, por me politika fiskale e monetare
Demokracia
13:48 | 20 Korrik 2022

Share:

“E them me keqardhje se kjo qasje për luftimin e inflacionit është jokushtetuese dhe aspak profesionale, pasojat e së cilës do të vazhdojmë t’i bartim të gjithë”. 

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me propozimin e Qeverisë për hartimin e një ligji për çmimet në produktet bazë.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Qeveria në vend se të ndërmarrë veprime konkrete për të zbutur krizën nga inflacioni, propozon një projektligj.

“E them me keqardhje se kjo qasje për luftimin e inflacionit është jokushtetuese dhe aspak profesionale, pasojat e së cilës do të vazhdojmë t’i bartim të gjithë”, ka shkruar Hoti.

Deputeti i LDK-së, ka thënë se inflacioni nuk luftohet me ligje, por me politika fiskale e monetare.

Postimi i plotë:

Sot, Qeveria në vend se të ndërmarrë veprime konkrete për të zbutur krizën nga inflacioni, propozon një projektligj.

E para, në asnjë vend demokratik dhe me ekonomi të tregut, inflacioni nuk mund të luftohet me ligje, por me politika fiskale dhe monetare.

E dyta, edhe pse kjo qasje bie në kundërshtim me parimet e ekonomisë së tregut, procedurat e miratimit të këtij ligji marrin së paku tre muaj. Pra, po flasim për muajin nëntor kur ky ligj në rastin më të mirë mund të hyj në fuqi.

E them me keqardhje se kjo qasje për luftimin e inflacionit është jokushtetuese dhe aspak profesionale, pasojat e së cilës do të vazhdojmë t’i bartim të gjithë. Me masat që kemi propozuar si LDK para tre muajsh, barra do të ishte shumë më e vogël për qytetarët.

 

 

Të ngjashme