Lajme
Hoti: Hekuran Murati ministri më katastrofal që ka pasur Kosova
Demokracia
22:34 | 15 Nëntor 2022

Share:

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti ka thënë se Hekuran Murati është ministri më katastrofal i financave që e ka pasur Kosova në 20 vjet e fundit.

Hoti në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Murati i ka bërë dëme të mëdha financave publike.

“Sa i përket politikës është ministri më katastrofal që ka pas Kosova ministër të Financave tash e 20 vjet, dëmet më të mëdha që ja ka bë vendit najherë dikush në financat publikë është ky. Nuk mund ta ndaj unë këtë person, është komplet kjo qeveri që ka këtë qasje”.

Hoti foli edhe për kryeministrin Kurti, duke thënë se është shumë i papërgjegjshëm sa i përket financave publike.

“Sepse kryeministri atë që thash ma herët, duke shku nëpër mbledhjet e qeverise, aq i papërgjegjshëm është në financa publike, sikur kujton që ato mjete janë para private të tij dhe bën video nga vetura duke shku në mbledhje të qeverisë e duke thënë: do t’ju ndajmë nga 100 euro pensionistëve e studentëve, ndërkohë që inflacioni ka bërë gërdinë në ekonomi”.

Të ngjashme