Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka treguar se marrëveshja e Nxitjes së Investimeve, ka hyrë në fuqi.
Kjo marrëveshje është nënshkruar me 31 dhjetor 2020, shkruan Demokracia.com
Hoti po ashtu ka bërë të ditur se të hënën ka ftuar bizneset që të i informojë për mundësitë që ofron kjo marrëveshje.
“Të hënën kam ftuar bizneset për t’i informuar për mundësitë që ofron kjo marrëveshje për financimin e investimeve, sigurime të rrezikut, grante për ndihmë teknike etj”, shkruan Hoti në Facebook.
Hoti po ashtu ka thënë se Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që ka nënshkruar këtë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Demokracia.com
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/4056548507739806