Kryeministri në deyrë, Avdullah Hoti, ka krahasuar LDK-në me ekipin anglez të futbollit, Liverpool.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili është edhe kandidat për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për zgjedhjet e 14 shkurtit, partinë e tij e ka krahasuar me ekipin anglez të futbollit, Liverpool, ekip ky i cili është i preferuari i tij.
Sipas Hotit, sikurse LDK-ja ashtu edhe Liverpooli ka traditë dhe themele të forta, pavarësisht se ky ekip kohëve të fundit nuk po tregon rezultat të mirë, raporton Demokracia.com.
“A e di si është puna, Liverpooli nuk është ekip i sezoneve të caktuara, është ekip që e ka një shekull. Ka themele të forta”, u shpreh Hoti.
Këto komente Hoti i bëri në inaugurimin e stadiumit të klubit të futbollit “2 Korriku”, ku e pranishme ishte edhe ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.
Në këtë rast, Hoti po ashtu bëri të ditur se, shumë projekte që janë nisur kohë më parë janë përfunduar falë punës dhe angazhimit të Qeverisë së udhëhequr nga ai. /Demokracia.com/